Ekspertiza jonë ndërkombëtare
Brenda Grupit Menarini që operon në shkallë globale, BERLIN-CHEMIE është përgjegjëse për më shumë se 30 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, si edhe në rajonin e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura. Në shumicën e vendeve BERLIN-CHEMIE përfaqësohet nga degët apo zyrat përfaqësuese.
Si një partner i besueshëm në sektorin e kujdesit shëndetësor, qëllimi ynë është të kontribuojmë në zgjidhjen e detyrave komplekse të politikave shëndetësore në këto rajone me produktet tona dhe eksperiencën tonë. Për këtë qëllim, BERLIN-CHEMIE ka zhvilluar partneritete në të gjitha nivelet në shumë vende.
Punonjësit tanë në nivel lokal janë garantues të operacioneve tona. Me motivim të lartë dhe të mirë-trajnuar, ata mund të mbështeten në produkte të reja nga sektori kërkimor i Grupit MENARINI, si edhe në barnat tradicionale dhe të garantuara për regjistrim dhe hedhje në treg.
Bashkëpunimi i suksesshëm midis punonjësve tanë ndërkombëtarë dhe zyrave qendrore të BERLIN-CHEMIE siguron planifikim të dokumentacionit, produkteve dhe prodhimit në Berlin, si dhe një logjistikë më të përshtatshme në zona me kohë dhe klimë të ndryshme.
Vendndodhjet e BERLIN-CHEMIE me një vështrim
Këtu ju mund të gjeni një pasqyrë të të gjitha vendndodhjeve të BERLIN-CHEMIE