Garancia e Cilësisë & Prodhimit
Prodhues barnash në pararojë me cilësinë më të lartë
Në përputhje me filozofinë e Grupit MENARINI, BERLIN-CHEMIE garanton një prodhim të sigurt dhe të avancuar farmaceutik të cilësisë më të lartë, i mundësuar nga dekada përvojë në prodhimin e produkteve mjekësore dhe i kombinuar me një ekip të prodhimit shumë të motivuar dhe me kualifikime të shkëlqyeshme.
Impiantet moderne të prodhimit në Berlin-Adlershof, Berlin-Britz dhe Kaluga (Rusi) prodhojnë doza të ngurta (tableta, tableta të veshura me film dhe tableta të veshura), lëngje (shurup dhe me pika) dhe suposta.
Ambientet e prodhimit janë modernizuar plotësisht dhe janë të pajisura me teknologjinë më të avancuar. Një angazhim i fortë, kapacitete fleksibël, standarde me cilësi të lartë dhe teknologjitë në pararojë garantojnë një prodhim të barnave me cilësi të lartë dhe efikase.
25 Linja Paketimi
> 60 Struktura prodhimi
Në total, më shumë se 350 të punësuar në tre impiantet e prodhimit prodhojnë më shumë se 335 milionë pako të produkteve mjekësore të gatshme për tu përdorur në vit, të cilat përdoren më pas për të trajtuar sëmundje në shumë pjesë të botës. Kështu BERLIN-CHEMIE krenohet me kapacitetet më të mëdha të prodhimit brenda Grupit MENARINI