Grupi MENARINI

Kompania italiane lider në fushën farmaceutike

Grupi MENARINI, me seli në Firence, është kompania italiane lider në fushën farmaceutike. Ajo operon në më shumë se 130 vende të botës. Me më shumë se 125 vjet histori, Grupi garanton një cilësi të njohur në nivel ndërkombëtar.

Më shumë se 17.000 të punësuar të Grupit Menarini përpiqen çdo ditë për të ofruar zgjidhje të reja shëndetësore dhe për të përmirësuar jetën e njerëzve. Xhiroja vjetore e Grupit në mbarë botën është 3.6 miliardë euro.

> 17 000 Të punësuar

> 130 vende

€ 3.6 miliard në Shitje

Rezultatet financiare janë dëshmi të një strategjie efektive bazuar në kërkim, inovacion dhe operim në nivel ndërkombëtar, si dhe të aftësisë për të njohur dhe për të përmbushur kërkesat si të mjekëve ashtu edhe të pacientëve të një njëjtën kohë.

Një nga pikat e forta kryesore të filozofisë së MENARINI-t është bashkëpunimi i saj me partnerët ndërkombëtarë: Qëllimi është për të zhvilluar sinergji që çojnë në zgjidhje, produkte farmaceutike dhe shërbime të reja në sektorin e shëndetësisë.

Tek MENARINI, niveli i lartë i cilësisë formon bazën e një strategjie të përbashkët të korporatës. Të gjitha strukturat e korporatës janë përfshirë në nivele të ndryshme të procesit të prodhimit të barnave: një sistem efikas i cili ka krijuar një referencë të veçantë pune për të siguruar cilësi në çdo fazë, nga kërkimi në prodhim, nga shitjet në dhënien e informacionit shkencor. Ne bëjmë të gjitha këto me një qëllim në mendje: përsosmërinë.

Në nivel global, grupi operon me shtatë qendra kërkimore dhe 16 impiante prodhimi, të cilat prodhojnë më shumë se 585 milionë njësi barnash në vit.

Rritja e Grupit ka mbetur konstante në aspektin e xhiros së tij dhe të fuqisë punëtore dhe është rezultat i një strategjie korporate të bazuar në hulumtim dhe zhvillim si edhe ndërkombëtarizim. Kjo mënyrë e të menduarit gjithashtu është në përfitim të BERLIN-CHEMIE, e cila në mënyrë të vazhdueshme dhe me sukses ecën përpara me këtë strategji në zonën e saj të përgjegjësisë.

Tema të tjera